Operacioni ushtarak i Turqisë në Siri, pamjet LIVE (Video)

Turqia dhe SHBA-të bashkuan forcat të mërkurën për të pastruar një qytet në kufi me Sirinë nga militantët e Shtetit Islamik, tha zyra e kryeministrit turk, shkruan Daily Mail.

Operacioni filloi në orën 4 të mëngjesit, me artilerinë turke duke shkaktuar zjarr të vazhdueshëm në qytetin Jarablus, ku më pas vazhduan aeroplanët turk të luftës ku bombarduan ISIS-in, raporton agjencia Anadolu.

Nuk është ende e qartë nëse ndonjë turk apo forcat siriane të mbështetura nga opozita turke kaluan kufirin për të marrë pjesë në këtë operacion, transmeton KP.

Ndërkohë, rrjeti televiziv rus RT, ka publikuar pamjet LIVE në të cilat thuhet se bëhet fjalë për një operacion ushtarak të Turqisë në Jarabulus, Siri. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button