Vrasja e përdoruesve të drogës, lideri i Filipineve kërcënon me largim nga OKB

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka kërcënuar me ndarjen nga Kombet e Bashkuara pasi është kritikuar për luftën e tij ndaj drogës.

Duterte tha se ai mund t’i kërkojë Kinës dhe kombeve afrikane për të formuar një organizatë tjetër.

Ai gjithashtu akuzoi Kombet e Bashkuara për dështim në luftën kundër terrorizmit, urisë dhe konflikteve.

Duterte, i zgjedhur në muajin maj, ka lejuar vrasjen e të gjithë trafikantëve të drogës si dhe përdoruesve të saj.

Ndërsa OKB nga ana tjetër ka dënuar në mënyrë të përsëritur këtë nismë të presidentit si një dhunim i të drejtave të njeriut.

Afro 900 të dyshuar trafikantë droge janë vrarë rrugëve që kur Duterte është zgjedhur në 9 maj, transmeton Oranews.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button