Marrëveshja e Ohrit, dështim politik

Marrëveshja e Kornizë e Ohrit sot e kësaj dite mbetet një dokument mjaft i rëndësishëm politik në Republikën e Maqedonisë, për faktin se ky lloj dokumenti i arritur erdhi si rezultat i konfliktit të armatosur mes dy komuniteteve të mëdha mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Realisht ky dokument solli ndërprerjen e konfliktit dhe solli paqen.  Vlerësoj se pothuaj 14 vite nga nënshkrimi i këtij dokumenti, ndryshimi duket larg. Vendi, si për nga çështja politike, po ashtu dhe nga siguria ndodhet mjaft larg prekjes së ndryshimit esencial. Ndryshim, që duhet të nënkuptohej si funksionalitet i sistemit, që institucionet të adaprojnë një sistem shtetëror që do të kujdeset për mirëqenien sociale, kulturore dhe ekonomike. Përshtypjet e mia ende vazhdojnë të jenë larg çdo ndryshimi esencial, prandaj politika aktuale ka dështuar tërësisht në ndryshimin e gjendjes së konceptit të shtetit.

Preambula e Marrëveshjes së Ohrit, tregon se institucionet duhet të garantojnë barabarësinë e komuniteteve më të mëdha në vend, demokratizimin e Maqedonisë, realizim të prioriteteve konkrete për afrim në strukturat integruese të Maqedonisë në bashkësinë evro-atlantike dhe shteti të jetë në shërbim të qytetarit. Nënshkruesit e kësaj marrëveshje janë përgjegjësit kryesor të cilët kanë dështuar me menaxhimin e saj gjer në fund. BDI është partia shqiptare në pushtet që është dashur me çdo çmim ta implentojë këtqë dokument, dhe jo të paraqesë ide për analizimin e saj. Kjo strukturë politike, pra BDI duhet të largohet nga skena politike, dhe se qytetari që të mund ta prekë ndryshimin duhet në radhë të parë ta largojë këtë pushtet përmes votës së lirë, dhe të përcaktohet për një opcion të ri politik që do të japë prova bindëse për ta implentuar këtë marrëveshje që tashmë është bërë më shumë se një lojë politike për përfitime personale.

Marrëveshja e Ohrit ka dështuar, dhe se zyrtarët e lartë të shtetit, duhet të mbajnë përgjegjësi për mos implementimin e saj. Ky dështim plotëson vetëm nevojat e partive në pushtet duke siguruar maqineri votuese, duke i punësuar të rinjtë, pa i sistemuar nëpër institucione, dhe të njëjtët shfrytëzohen për interesa të ngushta partiake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button