Nis punën komisioni ad hoc për mediat

Sot zyrtarisht filluan punën tre nga pesë anëtarët e komisionit ad hoc për përcjellën e mediave, gjatë fushatës zgjedhore.

Në takimin e parë morën pjesë vetëm tre antarët, Sllagjana Dimishkova, Cvetin Çilimanov dhe Lubomir Kostovski, kurse anëtari i katërt Goran Tërpenoski mungoi, transmeton TV 21.
Të katërtit janë gazetarë, të cilët i kanë zgjedhur në këtë trup partitë politike nënshkruese të Përzhinës.

I themeluar në bazë të marrëveshjes së Përzhinës, ky trup pritet të zgjedh anëtarin e pestë të vetin, dhe për mënyrën e përzgjedhjes së tij folën sot tre përfaqësuesit që erdhën në takimin inaugurues.

“Sot për herë të parë u takuam dhe u morëm vesh për mënyrën se si do ta zgjedhim të pestin, përkatësisht u morëm vesh për metodologjinë dhe do të jetë me konsensus. Kemi vendosur të jetë me thirrje publike dhe afati i fundit për aplikim është ditën e diel”, u shpreh Sllagjana Dimishkova, anëtare e Ad Hok trupi.

Dimishkova siguroi se punën e vlerësimit të medieve, ky trup do ta bëjë në mënyrë objektive, ndërsa vendimet do të merren më unanimet.

Por, kreu i shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, thotë se ky proces do nuk do të ketë besueshmëri.

Kjo për arsye siç thotë Naser Selmani, sepse politika vendosi gazetarët që ajo parapëlqen, për të vlerësuar punën e gazetarëve.

“Këta gazetarë që kanë marrë këtë rol të turpshëm, që të vlerësojnë punën e gazetarëve koleg, në një mënyrë përfaqësojnë interesa partiake dhe nuk kanë kredibilitet profesional e as moral, që të vlerësojnë punën e gazetarëve. Parashtrohet pyetja se ata, a janë ekspert partiak gazetar apo përfaqësues të mediave, ose kombinimi 3 në 1”, tha Naser Selmani, kryetar i shoqatës së gazetarëve.

Selmani u shpreh skeptik se ky trup do ta bëjë punën si duhet, kurse shtoi se vetëm me departizimin dhe depolitizimi i Agjencisë së mediave dhe i televizionit publik mundet të forcohet liria e mediave.

Sipas Selmanit, edhe distancimi i BDI-së dhe PDSH-së, për të mos caktuar përfaqësues të vetin në këtë trup, nuk është vendim korrekt. Ai madje vlerëson se me këtë qasje, po tentojnë të mashtrojnë opinionin, se ata nuk përzihen në punët e medieve, kurse vet kanë nënshkruar marrëveshjen e Përzhinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button