Ohri- kampion i shpërnguljeve nga vendi
Sipas statistikës zyrtare të Entit Shtetëror, Ohri me vite është kampion i shpërnguljeve nga vendi.
Tingëllon si diç e pabesueshme, por treguesi i saktë është se gjithsej 767 qytetarë që vitin e kaluar janë lëshuar Maqedonia, thuajse gjysma e tyre janë nga perla turistike Ohri, qytet i cili po mbushet nga të huajt ndërsa vendorët largohen.
Në periudhën e njëjtë nga jashtë në vend janë kthyer vetëm 259 shtetas të Maqedonisë.
11 vitet e fundit nga Ohri janë larguar 7860 persona apo dy persona çdo ditë.
Ndër vite, viti rekord është viti 2012-të kur vendin e kanë lëshuar 983 persona.
Si destinacione më tërheqëse për largim janë Amerika, Australia, Zelanda e Re, Gjermania, Italia, Zvicra, Belgjika dhe Danimarka.