Nju Jork: Vritet një imam dhe ndihmësi i tij

Një sulmues i panjohur me armë zjarri ka vrarë një imam dhe ndihmësin e tij në afërsi të xhamisë së tyre në Kvins, lajmëruan sot mediumet amerikane.

Policia e Nju-Jorkut kumtoi se imami Maulama Akonxhi (55) dhe ndihmësi i tij 64 vjeçari Tara Judin janë vrarë dje në mes ditë, rreth orës 14 sipas kohës lokale në një lagje të Kuinsit, që quhet Ozon Park.

Në atë lagje, në kufirin mes Kuins dhe Brukslin jetojnë një numrë i madh i familjeve myslimane nga Bangladeshi.

Sulmuesi u ishte afruar atyre nga prapa dhe i kishte qëlluar në kokë me të shtëna nga afër. Imami ka ndruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa ndihmësi i tij ka vdekur në spital.

Policia theksoi se motivi për këtë vrasje nuk është i njohur dhe nuk është zbuluar ndonjë dëshmi se të dy personat ishin cak i sulmit për shkak të fesë së tyre.

Në vendin e vrasjes para xhamisë mbrëmë vonë janë grumbulluar disa qindra njerëz ku shumica brohorisninë “Duam drejtësi”.

Këshilli për marrëdhënie amerikano-islamike organizoi konferencë për shtyp në afërsi të vendit të krimit, ku imami i një xhamie tjetër Kobir Çoudri deklaroi: “Është krim nga urrejtja, kundër islamit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button