15 vjet nga masakra e Lubotenit, përkujtohen 10 civilët e pafajshëm të vrarë

U mbushën 15 vite nga masakra e Lubotenit, kur në vitin 2001 policia maqedonase, vrau 10 shqiptarë në një operacion dhune e terrori, njofton TVM2.

Nga operacioni ushtarak më 12 gusht të vitit 2001 mbetën të vrarë 10 civilë shqiptarë, në mesin e tyre edhe 6 vjeçari Erxhan Aliu si dhe Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami e Atulla Qaili.

U dogjën 14 shtëpi, u arrestuan dhe keqtrajtuan mbi 100 banorë të fshatit, me arsyetimin se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së.

Masakra  e Lubotenit ishte një ndër rastet e vetme që u procedua dhe u gjykua nga Gjykata Ndërkombëtarë për Krime Lufte.

Për krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë u dënua ish-pjesëtari i lartë i forcave të sigurisë maqedonase, Johan Tarçullovski, tani bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit Nikolla Gruevski.

I akuzuari i parë ish- ministri i Brendshëm, Lube Boshkovski u lirua nga akuza. Johan Tarçullovski u dënua nga Gjykata e Hages me 12 vjet burg për vrasje, shkelje të ligjeve të luftës, torturë dhe shkatërrim të pronës, por ai tani ndodhet në liri pas 8 viteve të kaluara në burg.

Lirimi i parakohshëm i Tarçullovskit, ardhja e tij me avionin qeveritar dhe pritja e tij si hero, u vlerësua si vrasje e dytë për familjarët e 10 lubotenasve të vrarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP