DW: Natyra nuk është i vetmi fajtor për katastrofën?

Moti i ligë nuk ka pasur mundësi të pengohet, por pasojat do të ishin më të vogla nëse prevenimi ishte më efikas, dhe meteo alarmi në kohë. Ekspertët kritikojnë për lëshimet katastrofike dhe kërkojnë përgjegjësi, transmeton Portalb.

Pas përmbytjeve në rrethinën e Shkupit të gjithë angazhohen të ndihmojnë, por askush nuk flet, e aq më pak të pranohet përgjegjësia për atë që ndodhi. Kompetentët “fajin” e adresojnë te natyra. Theksojnë se bëhet fjalë për fenomen natyror. Por, a është vetëm natyra fajtore për katastrofën? Ekspertët nuk kanë dilema se moti i keq nuk ka pasur mundësi të pengohet, por theksojnë disa lëshime.

“Ky është një paralajmërim i madh se çka mund të ndodhë periudhën e ardhshme. Shkaqet kryesore janë zhveshjet e shkëmbinjve jugor të Malit të Zi në Shkup, pastaj ndërtimet intensive dhe pa plan krijojnë diga të vogla nëpërmes të cilave uji nga shirat ashpër derdhet, urbanizimi i stërngarkuar, kapaciteti i vogël i kanaleve për ta bartur ujin deri te lumi Vardar. Mosreagimi në kohë Qendrës për menaxhim me kriza, por edhe i shërbimeve meteorologjike. Së pari u paralajmërua për 30, pastaj për 45 litra në metër katror, dhe në fund ndodhi mbi 90 litra në metër katror”, ka theksuar për DW në gjuhën maqedonase profesori universitar Ivica Milevski.

Një pjesë e ekspertëve pohojnë se askush nuk duhet të amnistohet nga përgjegjësia, më së paku pushteti.

“Kjo që ndodhi ishte katastrofë, por nëse do të vepronim në mënyrë preventive, realisht, jo vetëm deklarativisht dhe nëse nxjerrnim leksione nga vërshimet e vitit kaluar në Malin Sharr, definitivisht do të kishim më pak pasoja”, ka potencuar Sanja Ragjenoviq, kryetare e Asociacionit të arkitektëve Maqedoni, transmeton Portalb.

Sipas saj, njerëzit humbën jetën në mungesë të infrastrukturës përkatëse.

“Nuk ka kanalizim përkatës. Populizëm i pastër me që u pagua shumë shtrenjtë. Për këtë arsye nuk kanë të drejtë të spinojnë se nuk janë fajtorë dhe të reagojnë për shkak politizimit me fatkeqësinë e tjetrit. Për momentin më mirë është të heshtin, sepse përgjegjësia është vetëm e tyre”, ka reaguar Ragjenoviq.

Njëra ndër dilemat kryesore është se pse pikërisht në autostradë ndodhi vala goditëse. Pse aty është grumbulluar uji dhe jo në kanalet, të cilat sipas standardeve duhet që të ishin pjesë përbërëse e qarkores që u ndërtua sipas të gjitha standardeve?

“Vala kryesore erdhi nga mali i Zi , arsye kryesore është që ka rrjedha ujore të shumta, posaçërisht në pjesën drejt Haraçinës dhe Stajkovcës mali është pothuajse tërësisht i zhveshur dhe nuk ka pasur mundësi të absorbohet uji dhe ka goditur pikërisht aty. Kanalet që janë aty, nga ajo që kam parë në terren, janë të mbushura me mbeturina, ka potencuar Milevski.

Nga përmbytjet kanë humbur jetën 21 persona, viktima më e re është një fëmijë 2 vjeçar. Qeveria dhe qyteti i Shkupit familjeve të prekura nga katastrofa do t’u ndajnë nga 480 mijë denarë./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button