Gruevski u kthye nga Turqia si komandant suprem, kryeministër dhe president i shtetit (VIDEO)

Kryetari i VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski, e ndaloi pushimin në Turqi, ashtu siç njoftuan mediat “me qëllim që të ndihmojë për menaxhimin me pasojat e rënda nga përmbytjet në Shkup” dhe të “kryej ekspertizë në terren”.Nikolla Gruevski

Në katastrofa dhe tragjedi të atyre përmasave, çdo ndihmë është e vlefshme dhe e mirëseardhur, por duke ruajtur themelet e rregullimit shtetëror, megjithatë sipas asaj që dje e pamë dhe e dëgjuam, është e krejtësisht e kundërt: shefit të partisë politike, i qëndrojnë “gatitu”, funksionarët shtetëror, njofton Portalb.

Nga kronikat televizive për vizitën e ish kryeministrit në terren, shihet se Gruevski, ende është “shef i shefave”. Kryetari i VMRO – DPMNE-së, u jep urdhra, kryeministrit Emil Dimitriev, ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorv, por edhe ministrave të tjerë dhe krerëve të komunave (“Mendoj që duhet të mbahen seancë në Qeveri”, “Do me thënë, ta përsërisim…”, “Do me thënë kështu…”).

Për më shumë, ai nuk ngurroi të tregojë se i ka thënë, gjeneralit të Shtatmadhorisë së ARM-së, që të angazhojë edhe 400 ushtarë shtesë që të ndihmojnë në lidhje me përmbytjet, dhe këtë e shprehë me ton sikur të jetë normale që kryetari i partisë të kërkojë angazhim të ushtrisë, qoftë edhe në gjendje të jashtëzakonshme shteti. (“Gjenerali i Shtatmadhorisë së ARM-së, do të jetë i obliguar që të angazhojë më shumë ushtarë në terren”. “Gruevski e ka kontaktuar gjeneralin e Shtatmadhorisë së ARM-së, gjatë së cilës është marrë vesh që armata të dërgojë edhe ushtarë shtesë me pajisje…”), transmeton Portalb.Gruevski

Është interesante, se për këtë nuk e di komandanti suprem, Gjorge Ivanov, i cili flet vetëm për 400 ushtarë, në një shfaqe të tij, që më tepër do t’i ngjante një zëdhënësit të Komunës, (Periudhë verore është dhe është e mundur për shqetësime të ndryshme”!!!), dhe jo si kryetar i shtetit të cilit një pjesë e kryeqytetit i është përmbytur dhe kanë humbur jetën 21 persona.

Dje në terren u shfaq edhe ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, dhe kështu, fotografia për Gruevskin si “gjithçka në një”, u kompletua, përcjellë Portalb.

“Sot kemi 400 përfaqësues të armatës, të cilët ndihmojnë në vendet lokale që të mund të menaxhojnë me këto pasoja të përmbytjeve. Gjithashtu këtu janë edhe 300 përfaqësues të policisë të cilët janë kyçur. Menaxhmenti i krizave është i aktivizuar. Komiteti udhëheqës dje i ka aktivizuar të gjitha, instrumentet  dhe masat për gjendjen e këtillë dhe të gjitha institucionet tanimë janë në terren. Gjithashtu do të hapen dhe xhirollogari ku do të mund të donohet nga qytetarët për t’u ndihmuar familjeve të prekura që t’i sanojnë demet. Edhe njëherë dua të përsërisë, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë sepse tani është e patjetërsueshme ndihma. Periudhë verë është dhe janë të mundshme shqetësimet e ndryshme. Është ofruar ndihmë mjekësore dhe të gjithë institucionet që duan të ndihmojnë, ata tanimë atë e bëjnë”, tha Ivanov. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button