MPB: Nuk ka të humbur dhe të lënduar nga moti i ligë i natës së kaluar

“Nga Moti i mbrëmshëm i ligë, që përfshiu rajonin e Shkupit, nuk ka të humbur dhe të lënduar”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.

Përndryshe, moti i ligë, mbrëmjen e së shtunës ka përfshirë tërë Maqedoninë Veri – Perëndimore, por më së tepërmi është prekur rajoni i Shkupit. MPB-ja, në njoftimin e fundit ka deklaruar se  numri i viktimave nga përmbytjet ka arritur deri më 21, prej të cilëve 20 janë identifikuar. Trupat pa jetë u janë dorëzuar familjeve. Nga aty informojnë se numri i të lënduarve arrin deri më 70 persona, një pjesë e të cilëve është hospitalizuar nëpër spitalet e Shkupit. Viktimat janë regjistruar, në vendbanimet e Hasanbeg, Stajkovcë, Smillkovë dhe Haraçinë.

LEXO: Ditë zie në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button