11 fotot e dasmës që nuk do të dalin kurrë nga moda

Të gjitha ҫiftet e reja që martohen, gjithmonë kërkojnë mënyra të reja të organizimit të ceremonisë që të duken sa më bukur dhe sa më ndryshe nga të tjerët. Por kur është fjala për fotot, nuk është nevoja të shohësh shumë larg për t’u shkëputur nga tradicionalja. Ja cilat janë 11 pozat që nuk do të jenë asnjëherë jashtë stilit dhe nuk do të të mërziten kurrë.

Kur bëhesh gati

Nuk ka rëndësi sa shumë njerëz përfshihen në një moment të tillë apo vetëm nusja, koha kur bëhesh gati është gjithmonë një moment që duhet fiksuar në të paktën një foto. Yana Shellman, fotografe, thotë: “Janë pikërisht ato momente që të kujtojnë të gjithë ditën më të bukur të jetës.”

Fustani i nuses

Debi Buckley, organizatore dasmash nga Kalifornia e Jugut, thotë se foto e fustanit të nuses dhe sidomos momenti kur ajo del para pasqyrës, është një nga momentet që nuk mund të dalin jashtë kohës.

Shikimi i parë

Shumë ҫifte janë të prirur të mos e humbasin momentin e parë dhe këtë portret duan ta regjistrojnë për gjithë jetën në albumin e tyre. Dhe për shumë arsye, është shuuuumë emocional.

Shëtitja në ishull

Nuk ndodh në ҫdo dasmë (shëtitja në ishull), por është një foto që nuk del asnjëherë nga moda. Momenti kur ҫifti ecën në një rrugë në natyrë. Mund të jeni të shoqëruar nga prindërit ose një person tjetër i dashur që ju mban për krahu dhe jua bën këtë moment të paharrueshëm.

Reagimi i dhëndrit

Shumë prej fotografëve i gëzohen shumë këtij momenti – reagimit të dhëndrit sapo shikon nusen të vijë drejt tij për të bërë betimin.

Puthja e parë

Puthja e parë e ҫiftit është simboli i një jete të re së bashku për ҫiftin. Nuk mund të humbasë asnjëherë fotoja pas momentit: “Mund ta puthni nusen”.

Duke iu gëzuar ceremonisë

Një nga momentet më të bukura mund të jenë edhe fotot gjatë ceremonisë kur nusja dhe dhëndri argëtohen duke kërcyer me njëri-tjetrin apo të tjerët. Momentet e para si burrë e grua mund ta bëjnë ҫiftin edhe më interesant para fotografive.

Portreti tradicional familjar

Disa njerëz mendojnë se është e kotë të humbasësh kohën me foto familjare, ndërkohë që mund të kënaqesh duke shijuar muzikën, koktejet dhe ҫdo gjë të festës, por kushdo duhet të bëjë të paktën një foto me familjen ose me njerëzit e afërt dhe të rëndësishëm që ka në jetë.

Foto tradicionale të ҫiftit

Po, puthjet janë shumë të bukura, por duhet të kesh me vete edhe disa kujtime të tilla kur ju të dy tregoni një dashuri të sinqertë edhe nëpërmjet një fotoje. Ka disa poza klasike që e tregojnë më së miri këtë. Të jesh trendy është gjë shumë e bukur, por e sigurt që shumë ҫifte, pas shumë viteve, këto poza i duan më tepër.

Të ftuarit

Edhe ky është një prej atyre momenteve që nuk duhet humbur për shkak se fsheh disa momente, disa njerëz dhe disa kujtime që t’i sjellin në jetë vetëm këto lloj fotosh.

Largimi i ҫiftit

Është po ashtu klasike, por kurrsesi nuk mund të mungojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button