“Fokus”: Spasov nuk është vrasësi i vërtet i Martin Neshkovskit

Javorja “Fokus” ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale ka zbuluar gjurmët e vrasësit të vërtetë të Martin Neshkovskit. Sipas informacioneve të gazetës, Igor Spasov nga i dënuar për vrasje, është bërë dëshmitar në procedurën që e udhëheqë Specialja, transmeton Alsat M.

Fokus shkruan se nga raportet e deri tanishme të pakonÞrmuara, në mbrëmjen e 5 qershorit të vitit 2011, gjatë festimit të Þtores së VMRO-DPMNE-së, person tjetër, dhe jo Igor Spasov e ka goditur për vdekje Martin Neshkoskin

Sipas Fokus, Prokuroria Speciale ka ardhur deri në informacione se Neshkovski është goditur në kokë, jo në sheshin e Shkupit, por në një vend tjetër, ndërsa rrëmuja me Spasovin është zhvilluar në sheshin e Shkupit. Autopsia e trupit tregoi se goditja në kokën e djalit ka qenë fatale.

Edhe Spasov në gjykatë pohoi se nuk e kishte goditur Martinin në kokë. Ai tri herë ka qenë i thirrur në nga ekipi i Janevës, megjithatë jo si i dyshuar, por si dëshmitarë pohon Fokus. Pjesëtari i njësitit special Igor Spasov është dënuar me 14 vjet burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button