Nuk ka favoritë për Shkëndijën, e fiton edhe Mlada Boleslavin

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka vazhduar të tregojë lojë të mrekullueshme në kuadër të Europa Ligës.

Edhe në ndeshjen e xhiros së tretë Shkëndija ka shënuar fitore, ku për kundërshtarë kishte ekipin çek, Mlada Boleslav, që para këtij dueli ishte favorit i madh për fitore.

1-IMG_6355

Shkëndija e filloi menjëherë ndeshjen në ofensive, duke u bërë shtypje mysafirëve të Mlada Boleslav që në minutat e para. Fillimisht Besart Ibraimi nisi një kundërsulm, duke kërkuar të asistojë në zonën e rreptësisë, ndërsa më pas kaluan vetëm dy minuta kur Ferhan Hasani udhëhoqi një aksion shumë të shpejtë, ndërsa Todorovski nuk u gjet mirë para portierit çek Jakub Divish, shkruan Portalb.mk

Në minutën e 25 ishte kanosja më e madhe e Mllada, kur pas një gabimi të Cuculit, ishte në rast të volitshëm Golgol Mebrahtu.

Minuta e 27 përsëri në aksion ishte Mebrahtu, por thjesht Besir Demiri ja nxorri topin nga këmbët dhe shpëtoi edhe një tentim tjetër.

Minuta e 36-të Vukadinoviq i iku Demirit, më pas krosimi i tij kaloi para portës së Shkëndijës, por Magera u vonua shumë për ta plasuar topin në rrjetë.

Minuta e 40-të Demiri me Hasanin, ky i fundit goditi fort por portieri Divish arriti ta devijon topin në rivënie këndore. Shkëndija vazhdoi me aksione të tjera, në minutën e 44-të, Vujçiç kishte rast të mirë, por goditi topin shumë lehtë nga 18 metra dhe kjo nuk ishte rrezik për portierin Jakub Divish. Edhe pjesa e dytë filloi me dominim të kuqezinjve.

Оф, оф, блиску е плејоф….Шкендија ја ’намачка’ и Млада Болеслав (2-0)

Luhej minuta e 50-të, kur u organizua aksion i mrekullueshëm në mes Ibraimit dhe Hasanit, kur ky i fundit doli i vetëm drejt portës, por Llukash Hullka bëri ndërhyrje të palejuar e që referi e ndëshkoi me të kuq.

Goli i epërisë u shënua në minutën e 69-të, kur Ibraimi i dha një super pasim Hasanit, ky e gjen të vetëm brazilianin Jufo i cili pason deri te Junior i cili nuk e pati të vështirë për të shënuar. Edhe goli i dytë u shënua me stil të madh, aksionin e filloi Besart Ibraimi i cili pasoi deri të Stenio Junior, e që ky i fundit e gjeti për mrekulli Ferhan Hasanin i cili ishte i qetë para portës për të shënuar golin e dytë në minutën e 75-të.

Deri në fund të ndeshjes nuk kishte ndonjë rast më konkret, por kjo fitore me dy gola diferencë bën që Shkëndija pas shtatë ditës të udhëtojë e qetë për në çeki, ku duhet të mbrojë diferencën për të vazhduar historinë./ Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button