Me rastin e festës “Ilinden”, Ivanov i falë 43 të dënuar

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me rastin e festës nacionale Ilinden “2 Gushti”, ka falur 43 persona. Vendimi i Ivanovit është publikuar në numrin e djeshëm të “Gazetës Zyrtare” të Maqedonisë, njofton Portalb.

Me vendimin, 43 persona janë falur, të gjithë shtetas të Maqedonisë, pjesërisht janë të liruar nga mbajtja e dënimit me burg.

Shkurtimet e dënimeve për të falurit, lëvizin nga tre deri më nëntë muaj.

Vendimi, ashtu siç shkruan, është sjellë në bazë të nenit 84, paragrafi 1, alineja 9 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, në bazë të nenit 1 nga ligji për falje. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button