Fondet IPARD 2, mbi 25 milion euro më pak për bujqit

25,3 milionë euro më pak janë planifikuar për fondet IPARD 2 në krahasim me IPARD 1, theksoi Biljana Kostovska, përfaqësuese e Ministrisë së Bujqësisë.  Sipas saj, Komisioni Evropian me IPARD 2 ka paraparë  60 milionë euro për periudhën 2014-2020, ku deri tani janë shfrytëzuar vetëm 15 për qind nga ky fond, njofton TV21.

Ministria e Bujqësisë theksoi se arsyeja kryesore e shkurtimit të mjeteve është se nuk janë shfrytëzuar paratë, pasi që bujqit kanë probleme me sigurimin e dokumentacionit për pronësinë e tokave, për mungesë të sistemit të ujitjes si dhe për mosplotësimin e disa parakushteve bazë për të përfituar para nga IPARD fondet.

Deputetja e LSDM-së, Lidija Dimova thotë se Maqedonia ka humbur 24 milionë euro të pashfrytëzuara për zhvillim rural, për shkak të keqmenaxhimit dhe papërgjegjësisë.

Nga Ministria e Bujqësisë informojnë se në kuadër të projektit “Njohja me masat e reja IPARD” nga vjeshta do të publikohen thirrjet publike nga Programi IPARD 2, ndërsa u bëhet thirrje bujqve dhe prodhuesve bujqësor që të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë këto fonde.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button