Aksident i rëndë në Kisella Vodë, një 22 vjeçar në rrezik për jetë

Mbrëmë, katërdhjetë minuta pas mesnatës, në bulevardin “Boris Trajkovski”, në lagjen Kisella Vodë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti “BMW” dhe motoçiklete, nga i cili, 22 vjeçari – vozitës i motoçikletës, është lënduar rëndë, njofton Portalb.

Motoçiklisti me lëndime të rënda në trup, me automjetin e ndihmës së shpejtë është dërguar në Spitalin Kirurgji të Qytetit “Naumi i Ohrit”. Ashtu siç njoftojnë nga MPB, djaloshi është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është në rrezik për jetë.

Vozitësi i “BMW-së” është me iniciale M.D. (43) nga Shkupi.

“Më 27 korrik, në ora 00:40 në Shkup, në bulevardin “Boris Trajkovski”, ka ndodhur fatkeqësi komunikacioni mes një automjeti “BMW” me targa të Shkupit – drejtuar na M.D. (43) nga Shkupi dhe një motoçiklete “Honda cbr” pa targa, drejtuar nga S.A. (22) nga Shkupi. Në fatkeqësisë, lëndime të rënda ka marrë drejtuesi i motoçikletës, i cili me veturën e ndihmës së shpejtë është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm Kirurgjik “Naumi i Ohrit”. I njëjti është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në rrezik për jetë. Ekspertizë është kryer nga ekipi i SPB Shkup”, thuhet në njoftimin e policisë për rastin në fjalë, transmeton Portalb.

Në rrjetin social “Twitter”, kanë filluar të lajmërohen informata, se më parë, drejtues i “BMW-së” ka qenë ish sigurimi i kryetarit të VMRO – DPMNE-së, Dejan Mitrevski – Urko.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button