E LUMTUR???

Vetëm – i nemitur,

e kthesat e ngarkuara, të stërngarkuara,

ndrydhin barrën,

vetëshkatërruese.

Vetëm – i trullosur,

e shpresa boshe e farmakosur,

dëshpëron.

Vetëm – i marrosur,

në shtëpi.

Shtëpi në “Avan”? Shtëpi në “Sevan”?

Parajsë!?

Djajtë “këndojnë në parajsë”.

Vetëm – i deformuar.

Iluzion njerëzor!

Dha shpirt.

E lumtur?                                 

Autor: Dr.Jak.B.Tihi

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Poezi aq e thellë dhe e ndjerë…
    Më intereson a janë pjesë të donjë libri këto poezi kaq të bukura? Ku mund ta gjej librin?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button