Për mikun që do të mbetet pjesë e jona

Mëngjes i zymtë dhe një ditë korriku me shi, ishte kjo dita e dhënies së lamtumirës së fundit, mikut, shokut dhe më të dashurit tonë, 40 vjeçarit Rustem Fejza nga Drogomishti i Kërçovës. Rustemi ishte  baba i tre fëmijëve Taulantit, Rudinës, dhe më të voglit, Bashkimit 6 vjeçar të cilin nuk arriti ta shihte me çantë në ditën e parë të shkollës.

Rustemi ishte njëri nga themeluesit e Grupit Vrojtues “Bashkimi” nga Kërçova dhe ndër anëtarët më aktiv dhe më të përkushtuar të këtij grupi. Ai ndihmoi G.V. “Bashkimi” në të gjitha aktivitetet që ndikuan në avancimin e këtij grupi kurse së fundmi, ndihmoi në ndërtimin e një shtëpize për aktivitetet e vrojtuesve. Anëtarët nuk do ta harrojnë kurrë përkushtimin dhe miqësinë e tij.

Vdekja është ligj i natyrës por është gjithmonë e dhimbshme kur ajo është e hershme dhe aq më tepër kur fëmijë të vegjël humbin prindin i cili kishte akoma shumë për t’ju falur nga dashuria dhe përkushtimi prindëror. Jeta tashmë është aq e pasigurt sa mjafton një aksident i kobshëm trafiku dhe të humbësh njerëzit që i japin jetës tënde jetë.

Rustemi ishte njeri i gëzuar, aktiv fjalëmirë dhe i shoqërueshëm. Për të gjithë ata që e njohën, kujtimi për të do të mbetet gjithmonë me ne.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button