Solar Impulse 2 nis pjesën e fundit në rrugëtimin rreth botës (FOTO)

Avioni me energji diellore Solar Impulse 2 (SI) nga Kajro sot do të niset drejt Abu Dhabit, që është edhe pjesa e fundit në rrugëtimin e tij rreth botës, raporton Anadolu Agency (AA).

Avioni pas përfundimit të përgatitjeve të fundit u largua nga aeroporti ndërkombëtar i Kajros.

Para fluturimit për Abu Dhabi, mediave në Kajro iu drejtua piloti Bertrand Piccard.

Avioni me energji diellore Solar Impulse 2 (1)

Avioni me energji diellore më 13 korrik në Kajro arriti nga Sevila. Gjysmë ore para se të ulej në kryeqytetin e Egjiptit, avioni bëri një fluturim simbolik mbi piramidat e mëdha në Giza. Avioni me energji diellore “Solar Impulse 2”, i cili për fluturim shfrytëzon vetëm energjinë diellore, udhëtimin e tij rreth botës e nisi më 9 mars 2015 nga Abu Dhabi.

Deri më tani ka vizituar Omanin, Indinë, Mijanmarin, Kinën, Japoninë, disa qytete të SHBA-ve, Spanjën dhe Egjiptin.

Avioni me energji diellore Solar Impulse 2 (2)

Avioni i cili drejtohet nga pilotët Andre Borchberg dhe Bertrand Piccard, arrin shpejtësi mesatare prej 45 kilometra në orë, ndërsa në periudhën kur rrezet e diellit janë më të forta, ai mund të dyfishojë shpejtësinë.

Peshon 2.3 ton, ndërsa krahët i ka të gjata 72 metra ku janë vendosur 17.248 qeli diellore. Në saj të baterive prej litiumit, avioni mund të fluturojë edhe gjatë natës.

Avioni me energji diellore Solar Impulse 2 (3)

Avioni me energji diellore Solar Impulse 2 (4)

Avioni me energji diellore Solar Impulse 2 (5)

Avioni me energji diellore Solar Impulse 2 (6)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button