Ulqin, ndërron jetë një i ri shqiptar pas përplasjes së dy motorëve të ujit

Një i ri shqiptar ka humbur jetën një ditë më parë në Mal të Zi, pas një përplasje mes dy motorëve të ujit. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në plazhin e madh të Ulqinit.

Siç shkruan Ul-info, i riu nga Kosova ka mbërritur i pajetë në Spitalin e Tivarit, ndërsa ishte me pushime në Ulqin.

Pas përplasjes së dy motorëve të ujit, në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe urgjenca e spitalit të Ulqinit, të cilët e transportuan të riun deri në spital të Tivarit, por për fat keq ai ka ndërruar jetë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button