Pokemon Go bëhet aplikacioni më i shkarkuar brenda një jave në botën e Apple

Apple thotë se Pokemon Go ka thyer një rekord në App Store, transmeton koha.net.

Përderisa loja mund të instalohet vetëm në disa shtete, ky aplikacion është shkarkuar për një javë më shumë se çdo aplikacion tjetër për këtë kohë në App Store.

Pokemon Go fillimisht u lansua për Zelandën e Re, Australinë dhe SHBA, por pavarësisht kësaj, loja është bërë një fenomen masiv në internet.

Kompania e Pokemon ka vazhduar lansimin e lojës për disa vende të tjera, por ende nuk mund të instalohet në të gjithë botën.
App Store ka nëntë vite që është lansuar, ndërsa Pokemon Go tani është bërë loja ma e shkarkuar në botë brenda një jave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button