Vrasja e “Shqiponjës”, arrest shtëpiak për Limanin

Në përvjetorin e vrasjes së Xhemail Rexhepit të njohur me nofkën komandant “Shqiponja”, Gjykata themelore e Kumanovës, ka marrë vendim që të akuzuarit për veprën Bajram Limanit t’ia zëvendësojë masën e paraburgimit, me arrest shtëpiak, njofton Alsat-M.

Limani është liruar nga paraburgimi mbrëmjen e së premtes është dërguar në shtëpinë e tij në fshatin Llojan, ku duhet të vuaj masën e arrestit shtëpiak.
“ Vendim për ndryshimin e masës nga paraburgim në arrest shtëpiak vjen si rrjedhojë e mendimit pozitiv të dhënë nga Prokuroria e Kumanovës dhe I njejti është marrë në pajtim me tre anëtarë të Këshillit gjyqësor. Nëse I lartë përmenduri Bajram Limani shpallet fajtor atëherë ai merr edhe dënimin e merituar”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Xhemail Rexhepi, i njohur me nofkën komandant Shqiponja u vra vitin e kaluar në një lokal të Kumanovës. Vrasjes i ka paraprirë një zënke me autorin e ngjarjes Bajram Limani, të cilin kryetari I BDI-së Ali Ahmeti e kishte caktuar ushtrues detyre në Degën e BDI-së në Kumanovë, post të cilin e pretendonte komandant Shqiponja. Në Incidentit tragjik të një viti më parë mbetën të plagosur edhe disa personave të tjerë. Ndërkohë, sot është organizuar një akademi solemne në Kumanovë për shenjë përkujtimi për vrasjen e komandant Shqiponjës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button