Lëvizja BESA: Dhembje dhe keqardhje për aktin terrorist në Mynih të Gjermanisë

“Bota ende po tronditet nga sulmet makabre e terroriste dhe kështu ende nuk po mund të marrë veten, andaj në këto momente dhembjeje mendimet tona e lutjet janë me popullin gjerman, pas aktit çnjerëzor të djeshëm në Mynih të Gjermanisë. Ky sulm sërish na bëri me dije se bashkimi ndaj të keqes është një nevojë e domosdoshme, që në të ardhmen aktet e këtilla çnjerëzore si vrasjet në Mynih, të mos na përsëriten më asnjëherë”, thuhet në letrën ngushëlluese të Lëvizjes Besa.

Ata shtojnë se sulmet terroriste si ai i Mynihut, s’janë vetëm kundër Gjermanisë dhe popullit të saj, por janë sulme edhe ndaj vlerave qytetërimore evropiane të ngritura me shumë mund.

“Lëvizja BESA shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta pas sulmit të mbrëmshëm terrorist në Mynih. Shpresojmë se duke qenë më të bashkuar për të luftuar të keqen e përbashkët që cenon sigurinë e gjithsecilit nga ne për çdo ditë – terrorizmi, do të gjejmë forca duke qenë të vendosur për ta goditur pamëshirshëm me aq sa mundemi”, thonë nga Lëvizja Besa

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button