Sulmi në Munih: Gjendet edhe një i vrarë, dyshohet se është kufoma e sulmuesit (Video)

Sipas gazetës gjermane “Bild”, policia ka gjetur një trup të pajetë të një personi. Trupi është gjetur rreth një kilometër larg vendit ku ndodhi sulmi. Mund të jetë kufoma e sulmuesit, thuhet në artikull.

Pastaj thuhet se ka ende paqartësi për atë se a kanë qenë tre apo vetëm një sulmues.

Deri tash ka shkuar në nëntë, numri i viktimave. Policia apelon për kujdes.

Sulmi në Munih: Një sulmues vret veten, dyshohet se kryesit e krimit janë neonazistë

Sipas njoftimeve të fundit, një nga sulmuesit në Munih ka vrarë veten me plumb në kokë, transmeton Telegrafi.

Local media has reported that one gunman in has shot himself in the head: http://trib.al/eitWUmH 

Sky News raporton se sulmi mund të jetë kryer nga ekstremistët e krahut të djathtë gjerman. Po ashtu, një dëshmitar okular ka thënë për RTL se ka dëgjuar sulmuesin teksa ka bërtitur: “Jam gjerman” dhe “të huajt janë të fëlliqur”.

Multiple social media reports on gunman: spoke unaccented German; could be extremist act by a right-wing individual

Por, siç njofton BBC, Policia këtë sulm e cilëson si “terrorizëm i dyshimtë”. Ndërkaq, Reuters raporton se nga udhëtarët kërkohet të shmangin autostradat që lidhin këtë qytet dhe të rrinë nëpër shtëpi.

View image on Twitter

Police have told people to stay in their homes after suspected terror attack in Munich: http://reut.rs/2ahpZ4Q 

Në këto linqe që ju siguron Portalb, shikoni drejtpërsëdrejti çfarë ndodh tani në Minhen të Gjermanisë, ku raportohet për gjashtë viktima dhe shumë të lënduar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button