Abrashi i zhgënjyer nga Evropiani

Amir Abrashi është rikthyer në Gjermani dhe ka filluar përgatitjet për stinorin e ri me skuadrën e tij Freiburg.

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare, Amir Abrashi, ka treguar për të përditshmen gjermane “Kicker” se si e ka përjetuar pjesëmarrjen në Euro 2016 me kuqezinjtë.

“Na la pak shije të keqe në fund, por ne bëmë gjithë kombin shqiptar krenar, edhe veten gjithashtu”, u shpreh Abrashi për atë që arriti Shqipëria në Evropian.

“Ne arritëm të fitonim një ndeshje. Askush nuk e priste që ne të përfaqësoheshim kaq mire”, theksoi mesfushori, i cili tregoi se kishte pasur një pritje më pak të zhurmshme se ajo pas kualifikimit në Evropian, por gjithsesi kishte pasur njerëz në rrugë.

Abrashi më pas i është bashkuar një prej shokëve të tij më të afërt, Xherdan Shaqirit dhe të dy kanë kaluar pushimet fillimisht në Ibiza e pastaj në bregdetin e jugut të Shqipërisë.
“Ajo ndaj Zvicrës ishte një ndeshje e mirë për të dy skuadrat, por jo me një fund të lumtur për ne”, theksoi Abrashi.

“A kam folur me Shaqirin për atë sfidë? Jo, nuk kam folur më aq shumë për të. Por padyshim që të dy ishim të zhgënjyer që u larguam shpejt nga Evropiani”, deklaroi mesfushori i përfaqësueses shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button