Konvertimet, pluralizmi fetar në perëndim

 

Në të gjithë religjionet epoka me radhë kanë egzistuar konvertimet. Në perëndim, më së shumti  janë  duke u konvertuar në katolik,  protestant ose anasjelltas.  Konvertimet ekzistonin si fenomene, të krishterët u konvertuan në islam dhe budizëm. Sipas sociologëve dhe religiologëve, një ndër faktorët kyҫ të konvertimeve është kriza e identitetit. Në perëndim konvertimet si dukuri e paragjykimeve, ksenofobisë, arkaizmit, të doktrinave fetare janë kapërcyer. Nëpërmjet pluralizmit fetar, postmodernizmit dhe postsekularizmit, nga perspektiva historike fetare, paragjykimet fondamentaliste, komplekset dhe fobitë, nuk pësojnë përplasje. Por pas shembjes së kullave binjake të 11 shtator 2001 është në rritje islamofobia sidomos nga partitë  radikale populiste. Bota perëndimore, duke i tejkaluar divergjencat e besimit dhe njohjen në bindjet e tyre fetare, në konteks të pluralizmit fetar bashkëjetesa ndërmjet komuniteteve dhe shoqërive sekulare dhe fetare  është harmonizuar, duke respektuar vlerat identitetin dhe trashëgiminë kulturore dhe spirituale të të gjitha komuniteteve.

Lisi me tri degë

Të tre religjionet janë sikur lisi me tre degë, shkruan historiografi nga Oksfordi Majkëll Wagner. Judizmi, krishtërizmi, islami, kanë të njëjtën doktrinë dhe gjenezë, janë fe monoteiste, kanë të njëjtin krijues Zotin. Edhe se krishterizmi ka dogmën, trinitetin, vlen të përmendim frazën e shkëlqyer të Tolstoit ‘Njeriu në shumë mënyra e parafytyron Zotin, por ai e din se ҫfarë Zoti kërkon prej tyre’. Të tre religjionet, më të mëdha dhe koherentë në botë, Judizmi, Krishterizmi dhe Islami, janë fe të paqes. Ata lëvizin në një rrotë, rrotullohen rreth boshtit, dhe ngjiten lart drejt universales dhe hyjnores, por në fund secila mbron monopolin hegjemonimë, duke e luftuar dhe kritikuar njëra-tjetrën, thotë Majkëll  Wagner. Emanuel Kanti, shkruan ‘Njeriu si qenie iracionale në egon e vrazhdë fillon unë, babai im, familja ime, fisi im, kombi im, feja ime dhe raca ime është e mirë.

Si e pranova islamin

Duke filluar prej luftërave të kryqëzatave e deri në ditët e sotme të krishterët janë konvertuar në islam. Por gjatë gjithë shekujve edhe muslimanët janë konvertuar në krishter. Kam njohur një femër zvicerane, që para disa vitesh është konvertuar në islam. Epilogu i saj fillon kam pasur krizë identiteti. Prindërit e mi ishin krishterë të devotshëm. Edhe mua më edukuan si një krishtere të devotshme. Por pas shumë vitesh në fund kalova në skepticizëm por jo në ateizëm. Filloi depresioni, ankthi, u bëra asocial dhe totalisht e izoluar. Në fund rashë në depresion dhe agoni. Mendoja për suicid (vetëvrasje). Shkova në Indi, më këshilloi (një shoqe ime, tek një murg Nerivan) dhe ai nuk më ndihmoi. Shoqja ime kishte pasur krizë, dhe në fund ishte konvertuar në budizëm. Unë humba shpresat nuk më ndihmoi metafizika, as materializmi historic darvinist, dhe në fund shkova në Dubai. Aty pranë hotelit ishte një xhami. Në mëngjes herët zgjohesha, dëgjoja me shumë vëmendje thirrjen e ezanit nga muezini. E ndjeva në shpirt një lehtësim. Kisha lexuar literaturë islame më parë, pastaj isha takuar me një mistik islam që më ndihmoi shumë. Në fund u konvertova dhe e pranova islamin me shumë dëshirë. Nga një jetë e pakënaqur, me hipoteza dhe shpirt të trazuar, kalova në një jetë të lumtur dhe gjeta Zotin e vërtetë.

Udhëheqësi i repartit ku punoja erdhi si zakonisht dhe prezantoi punëtorin e ri që do të fillonte punë Z.Patrick Werner. Pas një muaji, mora vesh që punëtori i ri Z.Werner, ishte konvertuar në islam. Nga kolegët e punës vërejta se nuk ndihej ndonjë afeksion, urrejtje apo fyerje. Zakonisht nuk duhet pyetur në jetën private, por duke punuar së bashku, dita ditës rrëfente Z.Werner, se si është konvertuar dhe kishte pranuar islamin.

Z.Bilall Werner, që më vonë kolegët e punës e thërrisnin në emër me nofkën Bili, kishte pasur një fëmijëri të hidhur, me shumë peripeci. I ati Italian, e ëma zvicerane në fund ishin divorcuar. I ati iku në Itali, kurse e ëma përfundoi në psikiatri. Unë isha fëmijë  krishter i rritur me dy konfesione rrëfente Z.Werner, e ëma protestante kurse i ati katolik. Si katolik unë më shumë e admiroja Shën Augustinin, kurse si protestant Luter Kingun por më pengonte dogma dhe triniteti, isha ҫdo herë skeptic. Nganjëherë më dukej Zoti njeri dhe njeriu Zot, më dukej trillim dhe mitologji hyjnore. Më herët duke lexuar Biblën, fillova të lexojë dhe Kuranin. Në fund e pranova islamin, dhe më vonë u njoha me një vajzë turke dhe u martova.

Para disa viteve poshtë ekranit të kanalit T.R.T lexojë  ‘ask icin, din degistismek’ ‘shkaku i dashurisë ka ndërruar fenë. Bëhej fjalë për një djalë turk i cili ishte dashuruar me një vajzë greke dhe ai ishte konvertuar në krishter. Ishin tubuar para kishës ortodokse klerikë dhe qindra qytetarë kurse para tyre ishte një djalë i pashëm turk dhe një vajzë bukuroshe greke. Klerikët fanatikë ortodoks dhe ultranacionalistë, para masës lebetiteshin se kurdoherë do të ringjallet perandoria bizantine. Për ata ҫdo konvertim ishte triumph dhe ngadhënjim. Konvertimi i ngjante një feste dhe triumfi madhështor. Duke parë para televizionit këtë skenë tragjikomike, në moment më shkoi ndërmend. Në perëndim, figura dhe personalitete të ndryshme konvertohen në lloj lloj religjione dhe konfeksione. Atje individi është mbreti, sovrani dhe zoti i vetes, ai është i paprekshëm në lirinë individuale. Ai vendos vetë në martesë, punë, pronë, banim,  votë dhe në religjion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button