Fitorja ndaj hungarezëve mbush arkën e Partizanit

Kualifikimi i Partizanit në raundin e tretë të Ligës së Kampioneve ka mbushur arkën e “Të Kuqve”.

“Demat” kanë siguruar të paktën 1 milion euro nga paraqitja e tyre në Europë, por kanë shansin ta shumëfishojnë atë në ndeshjen në vijim.

Vitet e fundit, UEFA ka vendosur të rrisë ndjeshëm shpërblimet për sukseset në fazën kualifikuese të Ligës së Kampioneve.

Qeveria e futbollit evropian pritet t’i kompensojë klubit të kuq edhe të gjitha shpenzimet sa i përket pjesëmarrjes në Ligën e Europës, ku përfshihet edhe udhëtimi në Bratislavë, ku ndeshja ndaj Slovanit u anulua.

Në rast se Partizani eliminohet nga Salzburgu ka në “xhep” 920 mijë euro, ndërsa në rast kualifikimi në fazën “play-off” do të përfitojnë plot 3 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button