Maqedoni, hakerët kanë sulmuar disa llogari bankare

Shumë shfrytëzues të shërbimeve të filialeve të bankës Shtip gjatë natës dhe herët në mëngjes kanë marrë njoftim se kanë tentativë të pasuksesshme për transaksion nga llogaria e tyre. Një 40 vjeçarit nga shtipi, sot pas 3 të mëngjesit, i ka ardhur SMS – porosi se transaksioni për tërheqjen e 10.600 denarëve është i pasuksesshëm, njofton Portalb.

Ashtu siç mësohet, gjurmët çojnë deri te Ishujt e Qipros, prej ku sipas të gjitha gjasave është kryer sulmi i hakërëve. Deri te të prekurit, kanë marrë njoftim nga banka sa do të marrin kartelë të re elektronike.

Nga banka sot nuk kanë dashur të komentojnë për këtë, por, sipas disa shfrytëzuesve ky nuk është rasti i vetëm që ndodhin transaksione të çuditshme.

Klientët e bankës, biznesmenë, jo aq larg kanë dëshmuar se kur kanë dashur të transferojnë afro 15.000 denarë nga llogaria në një llogari tjetër, i ka ardhur njoftim se nuk ka aq para në llogari, edhe pse ka pasur pesë herë më shumë. Menjëherë ka reaguar banka, ku i ka informuar se problemet do të rregullohen gjatë ditës. Pas rregullimin, pas 1 dite ka mundur klienti që të transferojë para.

Bëhet fjalë për dy banka me kapital të huaj. Rasti i fundit nga mëngjesi, sipas informatikanëve, sipas të gjitha hakerët kanë qenë jo aq të ditur dhe për fat të mirë nuk anë arritur që deri në fund ta arrijnë qëllimin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button