Të gjitha detajet e aksionit të sotëm policor “Ujku” (VIDEO)

Departamenti për organizim serioz kriminal në Ministrinë e Punëve të Brendshme, sot e kryer aksionin policor “Ujku”, gjatë së cilës, ashtu siç njofton MPB, e ka shuar grupin kriminele në zonat e Velesit, Negotinës, Gjevgjelisë dhe Shkupit, njofton Portalb.

“Gjatë mbrëmjes së kaluar deri në orët e hershme të mëngjesit janë kryer bastisje në shtëpi dhe lokacione tjera në 24 vende të Velesit, Negotinës, Gjevgjelisë dhe Shkupit, nën dyshimin për ekzistimin e bazës së dyshimit për kryerjen e veprave penale bashkim kriminel, grabitje, paraqitje me identitet mashtrues, prodhim dhe lëshim në treg në mënyrë të paautorizuar të lëndëve narkotike; substancave psikotrope dhe prekursorë, kontrabandën me emigrantë dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme , organizatorët e grupit janë tre persona nga Velesi, nga të cilët njëri është i punësuar në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) në Veles.

“Grupi ka filluar të veprojë në fillim të vitit 2015 në nivel nacional dhe ndërkombëtarë, Kanë kryer vepra nga fusha e krimit të dhunshëm, tregti të paligjshme me drogë, kontrabandë me emigrantë dhe vepra tjera korruptive. Në kryerjen e aktiviteteve kriminale, në grup kanë marrë pjesë edhe zyrtarë policor të SPB – Velesit. Zyrtarët policor, kontaktet dhe  veprimet gjatë kryerjes së veprave penale i kanë kryer gjatë kohës së orarit të punës në lidhje me detyrën zyrtare, më pastaj të njëjtën e kanë keqpërdorur me qëllim që grupit kriminel t’i mundësojë informata dhe ndihma tjera logjistike që ata t’i kryejnë me sukses veprat penale”, thonë nga MPB.

Sipas MPB-së, zyrtarët e dyshuar policor gjithashtu anëtarëve të grupit kriminel u kanë siguruar edhe uniforma policore për kryerjen e veprave penale, ndërkaq në disa raste edhe aktivisht kanë marrë pjesë gjatë veprave.

“Deri më tani gjatë bastisjeve janë gjetur pistoletë automatike, bombë dore, pistoletë, blues të marihuanës, municion për armë zjarri, dokument zyrtar, fatura për akte gjyqësore për kryerje të dokumentacioneve nga pagesat me mjete të parave”, shpjegojnë nga MPB.

Pas masave të ndërmarra, MPB, konstaton se përfaqësuesit e grupit kriminale kanë marrë pjesë edhe në shumë ngjarje tjera penale tanimë të dokumentuara dhe procesuara, transmeton Portalb.

“Dy nga gjithsej tre organizatorët e grupit kriminale kanë qenë organizator edhe të grabitjes që ka ndodhur në Veles më 08.02.2016 në “Stopanska Bankë”, në të cilën u vodhën 4 milionë denarë. Gjithashtu i pari i lajmëruar – 35 vjeçari nga Velesi në territoret e Velesit dhe Shtipit më shumë se një vit ka organizuar rrjet më të madh të shpërndarësve të drogës. I lajmëruari i parë drogën – kryesisht marihuanë, e ka marrë nga Shqipëria ose Shkup dhe e ka dorëzuar te përfaqësuesit e tjerë të grupit,  të cilët nëpërmjet ndërmjetësuesve e kanë shpërndarë”, thonë nga MPB.

Ministria e Punëve të Brendshme gjithashtu shton se është konstatuar gjithashtu se ky grup , ka organizuar transport edhe për më së paku 559 emigrantë..

“Grupi ka vepruar edhe nëpërmjet Burgut në Gjevgjeli, ku i gjykuari ka marrë pjesë në gjetjen e emigrantëve dhe gjatë bastisjes së parë në qelinë e burgut janë gjetur telefona mobil. Në kuadër të hetimit kriminel në ditët e kaluara tanimë janë arrestuar pesë persona, gjatë ditës së sotme janë burgos, sot janë arrestuar 14, 3 persona janë në kërkim, një person gjendet jashtë territorin të Maqedonisë dhe një person është duke e vuajtur dënimin me burg. Për të gjithë do të paraqitet padi penale”, njoftojnë nga MPB. /Portalb

Çfarë tha Prokuroria Themelore për aksionin në fjalë?

Mëngjesin e sotëm Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kryer aksion për shuarjen e një grupit që është marrë me trafikim të emigrantëve. Aksioni me të cilën udhëheqë Prokuroria në bashkëpunim me policinë gjyqësore – MPB RM Departamenti për shuarjen e organizimit të krimit serioz, është emëruar me emrin e koduar “Ujku”, njoftojnë nga Prokuroria, njofton Portalb.

Me këtë aksion po ndiqet një grup i madh kriminel, për shkak të dyshimeve se ka përgatitur dhe ka kryer disa vepra penale edhe atë: organizim të grupit dhe inkurajim të veprave: trafikim me njerëz, trafikim me persona të mitur dhe kontrabandim me emigrantë nga neni 418-v, kontrabandim me emigrantë nga neni 418-b, grabitje nga neni 237 paragrafi 4 v.v. me paragrafin 1, prodhim të paautorizuar dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215. 3 v.v. me paragrafin 1 dhe mbajtje të paautorizuar dhe tregti me armë dhe lëndëve shpërthyese nga neni 396 paragrafi 3 v.v. me paragrafin 1 dhe 2 të Kodit Penal.

“Në kuadër të aksionit, në drejtim të gjetjes së gjurmëve dhe lëndëve të rëndësishme për procedurën hetimore, po kryhen bastisje në shumë lokacione në Veles dhe vendbanime tjera”, thonë nga Prokuroria.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button