Davutogllu: Kjo që ndodh në Turqi është vepër e Fetullah Gulen

Ish kryeministri Ahmet Davutogllu ka thënë se kjo është edhe një tradhti e strukturave paralele të Fethullah Gylenit për puçin në Turqi. Ai ka thënë se deri në fund do të qëndrojnë me popullin dhe askujt nuk do t’i lejojnë që ta nëpërkëmbë demokracinë.

Gul: Ushtarët të kthehet në kazerma

Ish-presidenti i Turqisë, Abdullah Gul, ka bërë thirrje që ushtarët turq, që po udhëheqin grusht shtetin të kthehen në kazerma.

Ushtria turke më herët ka deklaruar se ka marr kontrollin e shtetit, ndërkaq presidenti turk Erdogan ka ftuar qytetarët që të dalin në rrugë dhe të kundërshtojnë puçistët.

The Guardian: Fetullah Gulen qëndron pas tentimit për grusht shteti

Rivali më i madh i presidentit turk, Reccep Tayip Erdogan, i cili qëndron në Amerikë, Fetullah Gulen është njeriu që qëndron pas tentimeve për grusht shteti në Turqi, thonë burime pranë presidencës turke.

Kështu të paktën shkruan gazeta britanike, The Guardian, e cila përcjell fjalët e këtij burimi të presidencës turke, transmeton Insajderi.

“Ky është një tentim i lëvizjes së Fetullah Gulenit, diçka që është paralajmëruar nga njerëzit e tij muajt e fundit”, thotë ky burim për The Guardian, transmeton Insajderi.

Gulen, dikur bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit aktual turk, Erdogan, u kthye në rivalin e tij më të fuqishëm, duke e rivalizuar me lëvizjen e tij të ashtuquajtur “Lëvizja e Gulenit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button