Para Ambasadës së Turqisë në Maqedoni qytetarët në përkrahje të Erdoganit
Në këto momente qytetarët e Maqedonisë po mblidhen para Ambasadës së Turqisë që të japin përkrahjen e tyre presidentit të Turqisë Rexhep Tayip Erdogan, ata deklarojnë se janë aty për të dhënë përkrahjen e qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike.
02:38 – Përfundon protesta paqësore para Ambasadës së Turqisë në Maqedoni, shpërndahen qytetarët shkaku se situata në Turqi filloi të qetësohet dhe u vu nën kontroll.
02:30 – Përveç fotoportretit të presidentit të Turqisë para Ambasadës së Turqisë në Maqedoni, është vendosur edhe flamuri kombëtar i Shqipërisë
02:12 – Qytetarët ende protestojnë para selisë së Ambasadës së Turqisë në Maqedoni.
02:01 – Para Ambasadës së Turqisë në Maqedoni në përkrahjen e qytetarëve u bashkangjitën Kryetari i Partisë Demokratike të Turqve në Maqedoni Kenan Hasipi, i cili deklaroi: “Shpresoj që këto tradhëtarë të vatanit që kanë bërë këtë ndërhyrje për grushtet do të dalin sa më shpejtë para drejtësisë dhe do të përgjigjen për veprat e tyre.”
Poashtu kësaj proteste iu bashkangjitën edhe qytetarë nga qyteti i Gostivarit.
Përkrah qytetarëve arritën edhe forcat policore të R. së Maqedonisë, të cilët do ruajnë rrendin e kësaj proteste paqësore, ndiqni në vazhdim fotografitë dhe videon nga vendi i ngjarjes.
Qytetarët me flamuj i dhanë përkrahjen e tyre presidentit të Turqisë Rexhep Tayip Erdogan. Qytetarët do qëndrojnë ende para ambasadës së Turqisë në Maqedoni.
Ekipi i Portalb në vazhdim do të ju informojë me ngjarjet më të reja nga ambasada e Turqisë në Shkup.