Maqedoni, arrestohen 24 persona në aksionin policor “Lotos” (VIDEO)

Gjatë bastisjes në 24 lokacioneve në Maqedoni, nga të cilat në 11 zona në Veles, katër në Shkup, tre në Shën Nikollë, dy në Koçan dhe nga një bastisje në Shtip, Kavadar, Gjevgjeli dhe Strugë, në një aksion policor nën emrin e koduar “Lotos”, sot në mëngjes janë gjetur rreth 5.500 euro, rreth 100 gramë heroinë, peshore, 160 përzierje nga kofeini dhe paracetamolli, por edhe pako pako me heroinë dhe marihuanë të cilët kane qene të përgatitura për shitje, njofton Portalb.

Një person 40 vjeçar nga Velesi, i cili është organizator, tani për tani, personave të panjohur u ka shitur heroinë dhe marihuanë, të cilat në shtëpinë e tij i ka paketuar në sasi më të vogla dhe nëpërmjet telefonit është marrë vesh me shpërndarës të drogës në disa qytete për çmimin rreth 1.000 denarë për gram heroinë dhe 500 denarë për pako me marihuanë.

Ai nga fundi i 2015 dhe në fillim të vitit 2016 ka organizuar rrjet të shitësve dhe ndërmjetësuesve të shitjes, gjatë së cilës ka angazhuar edhe tre persona tjerë nga Velesi të shesin heroinë dhe marihuanë, të cilët një pjesë të fitimit e kanë mbajtur për vete, ndërkaq pjesën më të madhe ia kanë dërguar 40 vjeçarit të lartpërmendur i cili është edhe i dyshuari i parë në këtë lëndë, transmeton Portalb.

“Përveç bastisjeve të sotme, në periudhën e kaluar janë realizuar edhe dy raste të tregtisë së paligjshme me lëndë narkotike në të cilat kanë qenë të konfiskuar rreth 30 kilogramë marihuanë, 40 pako me heroinë dhe 7 pako me marihuanë në kuadër të aksionit. Gjithashtu janë dorëzuar edhe 14 padi penale kundër 20 personave, te të cilat janë gjetur masë më e vogël e lëndëve narkotike, janë konfiskuar katër vetura dhe dy skuterë, ndërkaq në periudhën e krijimit të aksionit operativ deri më sot, janë shqiptuar sanksione kundërvajtjeje me vlerë prej 14.000 euro”, njoftoi MPB. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button