“Revolucioni Laraman” e gjuan me ngjyrë Ministrinë e Financave (FOTO)

Pas marshit protestues në qendrën e Shkupit, një pjesë e qytetarëve janë larguar pasi që kanë qenë të vendosur kordonë të njësiteve speciale për të mos i lejuar që të afrohet te objekti i Ministrisë së Financave, njofton Portalb.

“Nuk ka drejtësi kur borxhi publik rritet. Çdo qytetar tani është në borxh për 2 200 euro, ndërkaq regjimi do që ta shtyjë në borxh edhe për 330 euro, në tentim për të qeverisur në mënyrë kriminale. Nuk do të lejojmë. Nuk do të pranojmë shteti dhe qytetarët të zhyten në borxhe! Nuk i pranojmë borxhet e shkatërruesve”, thonë nga “Revolucioni Laraman”.

Të revoltuar nga ideja për borxhmarrje të re të Qeverisë së Maqedonisë prej 650 milionë euro, një pjesë e protestuesve kanë filluar të shtyhen me kordonin policor duke u kërkuar që t’i lëshojnë mbrojtëset dhe t’u bashkëngjiten atyre.

Protestuesit e ngelur me thirrje “kriminelë”, “kundër euro-obligacioneve” dhe thirrje tjera antiqeveritare, kanë arritur që ta thyejnë kordonin policor dhe më pas të gjuajnë me ngjyrë drejt Ministrisë së Financave.

Objekti Ministrisë së Financave ndodhet në afërsi të selisë së VMRO – DPMNE-së.

Në lidhje me borxhin e ri kanë reaguar edhe shumë parti politike, qytetetarët dhe sektori civil. /Portalb

mkd-273125

13663561_1002332816550480_1145797631_o-696x392-1-300x169

blokada6

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button