Takim Poposki-Nuland
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki sot u takua me ndihmës-sekretaren amerikane të shtetit për Evropë dhe Euroazi Viktoria Nuland.
“Përparimi në zgjidhjen e krizës së brendshme-politike në kontekst të integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë ishte tema kryesore e takimit”, qëndron në kumtesën e MPJ-së.
Poposki dhe Nuland, siç theksohet, këmbyen mendime edhe për një seri të temave aktuale nga karakteri rajonal, për sfidat e sigurisë, si dhe për aktivitetet në kuadër të koalicionit global për luftë kundër terrorizmit.