Kështu mund të duket BMW i5

Sipas njoftimeve të mëparshme, kompania e njohur BMW është duke punuar në anëtarin e ri të familjes “i”.

Fjala është për BMW i5 i cili mund të shfaqet deri në fund të kësaj dekade.

Për nga madhësia, BMW i5 do të jetë në mes të i3 dhe i8, ose do të jetë i ngjashëm me SUV-in X5, transmeton Koha.net. Uebfaqja italiane OmniAuto ka paraqitur pamjen e tij të mundshme përmes një fotografie jozyrtare.

BMW i5 do të bazohet në platformën e quajtur FSAR (Flat Battery Storage Assembly), ndërsa lëvizja e tij me vetëm një mbushje mund të shkojë deri në rreth 322 kilometra.

Tani për tani nuk ka ndonjë informatë zyrtare se kur do të dalë në shitje BMW i5, por sipas disa burimeve raportohet se ky model do të fillojë prodhimin serik për më pak se dy apo tri vjet.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button