Zjarri në Strugë, disa shtëpi të djegura dhe tre persona të alivanosur (FOTO)

Zjarrfikësit sot më shumë se dy orë kanë luftuar me zjarrin i cili, sot rreth orës 13:30 fillimisht e ka kapluar një shtëpi të vjetër në qendër të Strugës, pas Hotelit “Beograd”, ndërkaq më pas me shpejtësi është zgjeruar edhe në gjashtë shtëpi tjera përreth, njofton Portalb.

Si pasojë e zjarrit, fatmirësisht nuk ka viktima. 3 persona janë alivanosur dhe pas dhënies së ndihmës shëndetësore janë mirë me shëndet, ndërkaq dëmet materiale janë shumë të mëdha.

Zëdhënësi i SPB – Ohër, Stefan Dimoski, ka deklaruar se nuk ka informacione për personat e alivanosur se a kanë qenë brenda ndonjë objektit që e ka kapluar zjarri apo, kanë qenë diku afër zjarrit dhe nga goditja e nxehtë e zjarrit janë alivanosur.

Gjatë shuarjes së zjarrit, kanë marrë pjesë zjarrfikës nga Struga dhe Ohri, por edhe qytetarët të cilët janë ndodhur për momentin aty. /Portalb

Foto e siguruar nga "Strugalajm"
Foto e siguruar nga “Strugalajm”
Foto e siguruar nga "Strugalajm"
Foto e siguruar nga “Strugalajm”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button