Testimi ekstern, Parlamenti miratoi ndryshimet e reja

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me procedurë të përshpejtuar ka miratuar ndryshimet në ligjin për testim ekstern.

Sipas ndryshimeve, testimi do të fillojë në klasën e gjashtë ndërsa notat e testimit nuk do të vendosën në dëftesë por në një shtesë të posaçme të saj.

Ndryshime të tjera parashikohen në përzgjedhjen e mbikqyrësve e cila tani do të bëhet me konkurs dhe të njejtët do të paguhen për punën e bërë. Qendra shtetërore për testim është e obliguar para mbajtjes së testit të bëjë publike testet me pyetje për ushtrim.

Sipas deputetëve, me këto ndryshime plotësohen pothuaj të gjitha kërkesat e nxënësve për testimin ekstern. Në të njejtën seancë janë miratuar ndryshime në Ligjin për arsimimin e kuadrove per arsim parashkollor, fillor dhe të mesëm, Ligjin për mësues në arsimin fillor dhe të mesëm, Ligjin për institucione të larta arsimore, Ligjin për Punë të Brendshme.

Edhe pse nuk do të shkruhen në dëftesë dhe nuk do të llogariten gjatë vlerësimit të notës mesatare të nxënësit, notat e testimit ekstern do të merren parasysh gjatë regjistrimit të nxënësit në nivelin tjetër arsimor.

“ Të vendoset një shtojce në dëftesë ku do të evidentohen rezultatet e testimit ekstern dhe jo si ishte deri tani ku rezultatet e testimit ekstern ishin pjesë e dëftesës. Me vetë përfshirjen e kësaj shtojce njëkohësisht vjen edhe një ndryshim tjetër me të cilën, rezultatet e testimit ekstern të nxënësve nuk do të hynë në suksesin përfundimtar të nxënësit dhe nuk do të ndikojnë në llogaritjen e suksesit të nxënësit në dëftesa. Në mënyrë plotësuese, rezultatet e testimit ekstern në shkollën e mesme, edhe pse nuk do të hynë në suksesin e përgjithshëm të nxënësit, përsëri do të ndikojnë gjatë regjistrimit të nxënësit në fakultet dhe të nxënësve të shkollave fillore në shkollimin e mesëm”, deklaroi Dragan Danev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button