Ja se çfarë tha Thaçi pas takimit me Hajndëll

Pas takimit të realizuar me të dërguarin special, Johanes Hajndëll, lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi dha deklaratë duke theksuar se VMRO dhe BDI nuk kanë përgjegjësi shtetërore, sipas tij ata mendojnë më shumë për pushtetin e tyre.

“Bashkësia ndërkombëtare vlerësojnë se kemi ngecur në vend. PDSH vlerëson se jemi fundosur dhe procesi shkon mbrapa. Nuk dua te shprehem pesimist, por sinjalet kanë nis të vijnë; sanksionet ekonomike dhe mungesat e investimeve. Fatkeqësisht këtë çmim nuk do ta paguajnë qeveritarët por do ta paguajnë qytetarët. Kemi para vetes një javë apo 10 ditë. Megjithatë, jam pesimist se do ta shfrytëzojmë këtë kohë për ta ecur procesin përpara.

VMRO dhe BDI nuk kanë përgjegjësi shtetërore. Ata mendojnë më shumë për pushtetin e tyre.

Tema e qeverisë teknike është e hapur.

Për gjykatën speciale tha se nuk është diskutuar.”, deklaroi Thaçi, transmeton Portalb.

LEXO: Ja çfarë tha Orav pas takimit me Hajndëll

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button