Baçev me iniciativë në kuvend: referendum për anëtarësimin e Maqedonisë në BE!

Maqedonia të mbajë referendum për atë se a duhet vendi të vazhdojë me angazhimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo është kërkesa e kryetarit të Lëvizjes Popullore për Maqedoninë, Janko Baçev. Ai sot në Kuvend parashtroi nismë për shpallje të referendumit, sepse siç thotë ai, e ardhmja e vendit nuk duhet të jetë çështje vetëm e elitave të ngushta politike, njofton TV21.

“Ne që nga viti 1991 kemi pasur orientim për të qenë anëtare e BE, por përsëri kemi kriza konstante. Madje në vitin 2001 patëm edhe luftë. Kështu që, është një pasqyrë e rrejshme që krijohet në opinion se anëtarësimi në BE garanton sigurinë e vendit. Ne mendojmë se, që të ruhet siguria e vendit, duhet të zgjidhen shumë çështje në terren të brendshëm”, tha Baçev.

Përndryshe, në rast se Kuvendi nuk shpall referendum me iniciativë vetanake, atëherë për 3 muaj, Lëvizja Popullore për Maqedoninë do të fillojë mbledhjen e 150 nënshkrimeve për shpallje të referendumit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button