Edhe QTQ-Shkup me fasadë baroku

Qeveria ka sjellë vendin që Qendrën Tregtare të qytetit të Shkupit të bëhet me fasadë barokë. Në Gazetën zyrtare është publikuar vendimi për vazhdimin e projektit “Shkupi 2014” në korniza të se cilit është edhe ndryshimi i pamjes së QTQ-Shkup, transmeton Portalb.

Organizata të ndryshme joqeveritare tre vitet e fundit kanë organizuar protesta të ndryshme për ta ruajtur pamjen autentike të QTQ-Shkup.

Në njërën prej protestave, shkupjanët porositën të mos t’i ndryshohet pamja QTQ-së, ndërkaq për shpëtimin e pamjes u organizua edhe referendum, ku u mblodhën 10 mijë nënshkrime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button