Plenumi Studentor kërkon përgjegjësi për dhunën ndaj studentëve

Edhe pse gjatë procesit zgjedhor të mbajtur dje në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodi” (UKM), në Shkup u vërejtën parregullsi të shumta rreth listës zgjedhore duke u shoqëruar me dhunë policore, në orët e vona pas mesnatës u shpall fituesi Davor Popovski.

Në këtë kanë reaguar sot nga Plenumi i Studentëve duke kërkuar që Universiteti të deklarohet për mbajtjen e zgjedhjeve të cilat sipas tyre janë kriminele.

“Kërkojmë që Universiteti ta gjykojë dhunën e policisë e cila u ushtrua mbi Plenumin, t’i përjashtojë nga organet e trupit drejtues universitarë përfaqësuesi e Parlamentit studentorë dhe mos të pranoje atë rezultat të turpshëm nga zgjedhjet studentore të falsifikuara por të qëndroje në anën e studentëve. Davor Popovski  i cili vete u shpall si fitues t’i anulojë zgjedhjet dhe të mos nënshkruajë asnjë dokument, në të kundërtën do të ngremë padi penale për përgjegjësi. Padi  për masa disiplinore do ngremë kundër gjithë studentëve që janë të evidentuar në fakultetet amtare, për ushtrim dhune. Sigurinë e jonë ishte e rrezikuar dje, si  dhe dhunën që u ushtruar mbrëmë vonë nga ana e policisë Universiteti nuk guxon ta heshtë”, tha Ivana Tufekxhiq.

“Kërkojmë nga Ministria Brendshme të dalë menjëherë dhe ta njoftojë publikun cili ishte, nën një, baza ligjore për hyrjen e një njësie speciale për zgjedhje të një OJQ-je. Nën dy, kush e lëshoi urdhrin. Nën tre, të gjithë punonjësit e policisë që u sollën në mënyrë të vrazhdë”, tha Tufekxhiq, Plenumi Studentor.

Nga ana tjetër, Parlamenti Studentor procesin zgjedhor e vlerëson si korrekt dhe demokratik kurse sipas tyre Plenumi studentor ka dashur të ndërhyjë në votim.

“Duam të dërgojmë një kritikë të ashpër dhe ta dënojmë sjelljen e dhunshme të Plenumit Studentor gjatë nxjerrjes së kutive të votimit nga Fakulteti Juridik, gjatë numërimit të votave dhe gjatë sjelljes së kutive të fundit në “SPUKM”. Sjelljet e motivuara politikisht të dhunshme, janë karakteristikë e atyre që duan të shkatërrojnë lëvizjen studentore”, thanë nga Parlamenti Studentor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button