PDSH: BDI, pazare të fëlliqura në dëm të arsimit

Kuvendi përmes një procedure të përshpejtuar i ka rikthyer Universitetit të Tetovës e Fakultetin e Shkencave te Zbatuara. Deputetja e PDSH-së Merale Ferati këtë vendim të Qeverisë, në fakt të BDI-së e ka quajtur hipokrizi të radhës dhe ka akuzuar partinë shqiptare në pushtet se po tallet me vlera kombëtare siç është UT-ja, raporton Alsat-m.

“Ta përkujtojmë opinionin se BDI-ja me ligj suspendoi disa fakultetet dhe 8 njësi programore nga UT-ja të cilat shqiptarët dhe PDSH-ja me aq mund arritën t’i legalizojnë që d.m.th BDI ndjek logjikën që një e drejt e shqiptarëve siç është UT-ja ta suspendojë dhe pas një periudhe siç jemi sot ta rikthej gjoja se po bënë diçka. Këto janë pazare të fëlliqura të krerëve të BDI-së që guxojnë edhe UT-në ta bëjnë objekt marrëveshje me VMRO-në për shkak të interesave të tyre të ngushta korruptive, kriminale”, tha Meral Ferati, PDSH.

Ndërkohë nga BDI-ja thonë se mbyllja e Fakultetit të Shkencave të Zbatuara të UT-së dhe transferimi i tyre në Universitetin e ri “Nënë Tereza” në Shkup nuk kishte për qëllim përfitime ditore politike.

“Në bazë të analizave, në bazë të reagimeve dhe kërkesave të institucioneve përkatëse, rishqyrtohet vlerësimi dhe mendojmë se me rikthimin e vazhdimit të këtyre dy drejtimeve në UT. Të gjitha veprimet janë konform asaj që bëjmë për vlerësim për nevojat e qytetarëve, kështu që ishte vlerësuar që nevoja imediate të shqiptarëve në Shkup dhe Maqedoni është që të themelohet Universiteti i ri dhe për këtë arsye mendojë se ne kemi vlerësuar nevojat e qytetarëve dhe nevojat partiake për aspektin se dikush vlerëson se do të kishim zgjedhje”, deklaroi Talat Xhaferi, BDI.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button