EURO 2016: Islanda shokon Anglinë (VIDEO)

Befasia më e madhe e Evropianit ka mahnitur sërish.

Islanda ka arritur një sukses historik, duke u kualifikuar në çerekfinalen e kampionatit evropian.

Islanda e mundi Anglinë me rezultatin 2-1 për t’u kualifikuar, duke arritur suksesin më të madh në historinë e kombëtares.

Wayne Rooney fillimisht kaloi Anglinë në epërsi në këtë takim, mirëpo islandezët përmbysën gjithçka në pjesën e parë, me anë të Sigurdsson dhe Sigthorsson.

Islanda tani do të përballet me Francën në çerekfinale më 3 korrik.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button