Italia merr hak për finalen e 2012-ës, gati për t’u përballur me Gjermaninë

Kishte për qëllim të rrëzonte rezultatin e hidhur të finales së 2012-ës dhe ia ka dalë. Italia ka fituar 2-­0 përballë kampionëve në fuqi të Evropës me gola të Kielinit dhe Pele. Nga një gol për secilën pjesë të lojës, Italia e Antonio Kontes arriti më sukses të neutralizonte Spanjën në fushën e lojës për 92 minuta.

Fitorja është një hakmarrje për humbjen e finales së 2012, ku spanjollët morën kupën pas një fitoreje të thellë 4-­0. Tashmë në çerekfinale, Italia do të ketë përballë Gjermaninë. Ndeshja do të zhvillohet të shtunën shtunën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button