Kjo është gjëja e vetme që ti nuk e ke ditur që ngjall xhelozi te femrat e tjera

Kur vendos makeup-in në mëngjes, nuk mendoj sesi do u dukem njerëzve, thjesht më bën të ndihem mirë. Në përgjithësi, të gjitha femrat këtë marrëdhënie kanë me makeup-in. Është argëtues  dhe praktik dhe është me të vërtetë një formë për t’u shpreshur.

Megjithatë nuk mund të gënjej: e kam ndier zilinë për trukun më përpara. Është e pamundur të kontrollosh Instagramin pa u mrekulluar pas grimit të ndonjërës, duke pyetur veten sesi është e mundur që ajo gjen kohën për ato vetulla perfekte.

Por xhelozia shkon më thellë për disa gra. Bazuar në një studim të publikuar në “Perception” drejtuar prej Dr. Mileva-s në Universitetin e Stirling, si burrat dhe gratë gjykojnë në bazë të makeup-it që ke bërë.

Njerëzit gjithsesi nuk gjykojnë për mënyrën si dukesh, por për personalitetin dhe sesa dominuese je. Për sa i përket grimit, gratë gjykojnë gratë e tjera që lyhen më shumë për t’u bërë më dominante dhe më joshëse. Ndërsa burrat, i shohin gratë me më shumë grim, si femra me më shumë prestigj.

Studiuesit u kërkuan burrave dhe grave të rendisnin fytyrat e femrave me një grim standard, për pamjen, dominancën dhe prestigjin. Rezultatet dëshmuan që gratë ishin xheloze për gratë e tjera me grim, mbështetur në idenë që ato do ishin më tërheqëse për burrat. Gjykimi seksual i shndërronte këto gra të grimiuara në një kërcënim, në një farë mënyre.

Është e kuptueshme që, të gjithë i perceptojnë fytyrat e grimuara në mënyra të ndryshme, por në të vërtetë makeup-i nuk tregon asgjë për personalitetin e një gruaje.

Nuk është që dikush grimohet për të bërë xheloze femrat e tjera, por është e qartë që nëse një grua mendon që ti je më tërheqëse sesa ajo, për burrat, do bëhet xheloze për ty.

Nga Talia Koren

Elite Daily

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button