Korruptimi i standardeve gazetareske

[Recension: Komunistë dhe sorosoidë, t’ju vijë turp!]

Duke filluar nga mbititulli dhe titulli dhe duke i përfshirë të gjitha elementet e tjera të përmbajtjes së këtij teksti, ai i ka të gjitha elementet e mendimit ose të komentit. Mirëpo, duke pasur parasysh se nuk është shënuar si i tillë, po ato elemente përsëri e bëjnë këtë raport, retrospeksion, çka do që të jetë, politikisht të anshëm dhe favorizues dhe me këtë është vënë në pikëpyetje integriteti i tij si produkt profesional gazetaresk.

Mirëpo, “çka do që të jetë” nuk mjafton kur bëhet fjalë për përcaktimin e zhanreve gazetareske. Kuptohet ato nuk janë dogmë, që janë dhënë njëherë e përgjithmonë, mirëpo ka rregulla të caktuara që duhet të ndiqen, bile edhe gjatë praktikimit të lirisë.

Ato, zakonisht, janë paraparë në kodet e gazetarëve.

06252016 Vecer Zasrami seLinku deri te artikulli origjinal: Komunistë dhe sorosoidë, t’ju vijë turp!

Data dhe koha e publikimit: 21 јуни 2016 – 18:00

Data e recensionit: 25.06.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

ANSHMËRI E THEKSUAR

Kjo përmbajtje mediatike nuk mund ta fshehë anshmërinë dhe kjo e përcakton këtë tekst si favorizues ndaj një pale. Kjo, në masë të madhe, del nga fjalori. Shiheni këtë varg përshkrimesh deh kualifkimesh: лçmenduri, shkatërrim, vandalizëm, komandosë të trajnuar, egërsi, dhunë, terror...

Kjo është zgjedhje, mirëpo kjo nuk e fsheh anshmërinë, dhe ajo është përforcuar edhe me komentet, të cilat, sipas rregullave, nuk mund të jenë të integruara në një raport gazetaresk, nëse nuk janë shkruar në rubrikën “Mendime” ose “Koment”. (Neni 13, Kodi i gazetarëve)

Këto kualifikime, përveç që janë të integruara si komente në tekst, në të njëjtën kohë janë edhe gjuhë e urrejtjes, dhe për këtë arsye shkaktojnë reagim. Edhe kjo është në kundërshtim me parimet e gazetarisë profesionale (Neni 10, Kodi i gazetarëve).

Vërtetësia, poashtu ëshhtë parim kulmor. Mirëpo, në këtë rast ajo është mjaft e korruptuar nëse merret parasysh qëllimi i qartë që e drejta legjitime për protesta të paraqitet si terrorizëm.

Vërtetësia vëndohet në pikëpyetje edhe atëherë kur shprehen mendime pa argumente dhe pa argumente nga ekspertët. Për shembull, kur thuhet “Për shkak të mbështetjes së dobët te qytetarët…”, kjo duhet të argumentohet. Mirëpo, teksti nuk ka argumentim të tillë nga burime relevane.

A është ky tekst gjithëpërfshirës? Vështirë se mund të jepet përgjigje pozitive në këtë pyetje kur e shohim se ai është i njëanshëm edhe për shkak të shfrytëzimit të burimeve primare vetëm nga njëra palë.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button