Veliaj: Kurseni ujin e pijshëm

Kur temperaturat e nxehta kane arritur kulmin dhe uji behet edhe me i nevojshëm, drejtues te bashkisë bëjnë apel per kursim. Erion Veliaj u beri thirrje kryeqytetasve qe te mos e shpërdorojnë ujin, madje te denoncojnë per çdo abuzim qe vene re ne lagje apo zona te tjera, transmeton Vizion Plus.

Gjate nje vizite ne hidrocentralin e Lanabregasit, i cili shërben edhe si furnizues i kryeqytetit me ujë, kryetari Veliaj deklaroi se po vijohet me prerjet e lidhjeve te paligjshme ne mënyre qe te mos kete probleme ne furnizim. Kreu i bashkisë tregoi dhe per propozimin qe do t’u behet operatoreve energjetike. Sipas Veliajt, përmes hidrocentralit te Lanabregasit, Bashkia do te jape energji kundrejt energjisë falas per ndriçimin e rrugëve dhe institucioneve publike. Hidrocentrali i Lanabregasit ndodhjet 10 km larg Tiranës dhe ka funksion te rendesishem jo vetëm per prodhimin e energjisë, por dhe per shpërndarjen e ujit ne kryeqytete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button