Helmohen njëzet fëmijë në pushimoren për fëmijë në Dojran

Dy raste të helmimit me ushqim janë regjistruar fundjavën e kaluar ku në njërin prej rasteve janë helmuar 20 fëmijë në pushimoren për fëmijë në Dojran…

Fëmijët të moshës prej 7 deri në 14 me simptoma të vjelljes dhe diaresë janë hospitalizuar, ndërsa kuzhina e pushimores është mbyllur.

Gjatë ekspertizës nga ana e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari janë konstatuar sida paregullsi dhe janë marrë mostra nga ushqimi për analiza të mëtejshme laboratorike.

Në rastin e dytë një çift bashkëshortësh me simptoma të helmimit janë hospitalizuar pas konsumimit të ëmbëlsirave nga pastiçeria në Draçevë të Shkupit.

Edhe në këtë rast, shërbimet e inspektimit të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari kanë bërë ekspertizë, kanë urdhëruar masa dhe e kanë mbyllur pastiçerinë deri në sigurimin e kushteve të nevojshme për përgatitje dhe shërbim të sigurtë të ushqimit.

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari apelon të respektohen rekomantimet se si të përdoren dhe të konsumohet ushqimi në periudhën verore veçanërisht gjatë temperaturave të larta ekstreme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button