Me rebalancin, më shumë para për Gjykatën Kushtetuese, MPB-në dhe Agjencinë për Kundërzbulim

Me propozim – rebalancin e buxhetit te pjesa më e madhe e institucioneve shtetërore ka shkurtim të mjeteve nga buxheti, por kjo nuk ndodh edhe me Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Punëve të Brendshme, por edhe për Agjencinë për Kundërzbulim, njofton Portalb.

Kështu, për shembull, në buxhetin për vitin 2016, janë paraparë mjete për Gjykatën Kushtetuese 35.945.000 denarë, ndërkaq me propozim – rebalancin ajo shumë është 36.645.000 denarë.

Në buxhetin për vitin 2016, për Agjencinë për Kundërzbulim janë paraparë 180.105.000 denarë, ndërkaq me propozim – rebalancin  206.106.000 denarë. Në këtë agjenci ka pasur rritje për 26 milionë euro, gjegjësisht për gjysmë milion euro.

Për MPB-në sipas buxhetit për vitin 2016 janë paraparë 10.823.790 denarë, ndërkaq me propozim – rebalancin 11.089.000 denarë, transmeton Portalb.

Për Komisionin Shtetëror Zgjedhor, sipas buxhetit për vitin 2016, ka kapur vlerën prej 531.375.000 denarë, ndërkaq me propozim – rebalancin ajo shumë është zvogëluar në 103.875.000 denarë.

Janë shkurtuar edhe mjetet për Qeverinë. Kështu sipas buxhetit për vitin 2016 janë paraparë 1.491.628.000 denarë, ndërkaq me propozim – rebalancin e ri kjo shumë është 1.295.528.000 denarë.

Për Kuvendin janë paraparë pesë milionë denarë më pak mjete. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button