Nisma e një lajmi është e vërteta, e jo “spin”-i

[Recension: Besa injoron Iftarin e përbashkët të degëve të partive opozitare të Karadakut !]

Nuk di nga t’ia nis për të komentuar tekstet që thuajse nuk kanë asnjë pikë të përbashkët me informacionin dhe lajmin. Shkelja e të gjitha parimeve dhe rregullave në gazetari dhe shtrembërimi i të vërtetës që është e “shenjtë” për gazetarët e degradon profesionin. Dikur gazetaria ishte korrektor i politikës, tani politika është korrektor i gazetarisë. Dikur e vërteta ishte nisma e një lajmi, e sot është “spin”-i, apo shtrembërimi i tij.

Besa injoron Iftarin e përbashkët të degëve të partive opozitare të Karadakut – Fol.mk

Linku deri te artikulli origjinal: Besa injoron Iftarin e përbashkët të degëve të partive opozitare të Karadakut !

Data dhe koha e publikimit: 08.06.2016

Data e recensionit: 09.06.2016

Recensuese: Ferikan Iljazi

Teksti që po recensojmë është një manipulim i qëllimshëm, për gjoja injorimin e iftarit të partive opozitare të Karadakut nga Lëvizja Besa. Qoftë apo mos qoftë e vërtetë, përmbajtja nuk ka asnjë relevancë kur duket si koment i gazetarit. Akti i bojkotimit të iftarit mund të çojë deri te ndonjë informatë tjetër, por informata duhet vërtetuar patjetër. Duhet pyetur ai i cili përmendet në tekst, Lëvizja Besa, nëse informata e dhënë është e vërtetë. Në qoftë se ata e konfirmojnë bojkotimin e iftarit, teksti do të merrte një kahje tjetër, por në këtë formë, siç është shkruar, nuk  mund të ketë shumë peshë pasi duket sikur lajm Fejsbuku.

“Ish komandanti i UÇK-së nga Sllupçani Abedin Zymberi ka publikuar një fotografi nga iftari i përbashkët i kryetarëve të degëve të Kumanovës dhe Likovës, nga partitë opozitare shqipëtare UNITETI, LRPDSH, RDK dhe PPD, raporton Fakte. Në takim ka munguar vetëm Lëvizja Besa ndërsa nuk jepen spjegime pse kjo lëvizje ka munguar

Një fotografi dhe status Fejsbuku kanë mjaftuar që të përpilohet kjo storje. Për më tepër, është dhënë material për dyshime dhe lidhjen e ngjarjeve të qena e të paqena, pa asnjë fakt.

Ky takim ishte i dyti me radhë sepse një i tillë ishte organizuar edhe më heret në të cilin takim ishin pjesmarrës edhe përfaqsuesit e Lëvizjes Besa Likovë-Kumanovë por pas takimit Lëvizja Besa doli me komunikatë se çështjen e bashkpunimit opozitarë ja kanë deleguar Këshillit Opozitarë , i cili Këshill si duket vetëm se po pengon bashkëpunimin me qëndrime kontraverse dhe me paraqitje skandaloze të përfaqsuesve të atij këshilli”

Në fund, në përmbajtje shprehen dyshime për mungesën e Lëvizjes Besa në këtë iftar.

“Si duket kjo komunikat dhe kërcnimet e Kim Mehmetit për largim të mundshëm nga këshilli opoziatarë ,Lëvizjen Besa nëse bisedon me partitë tjera opozitare ka bërë që përfaqsuesit e Besës mos të marrin pjese as në iftarin që u shtrua mbrëme nga gjitha partitë tjera opozitare të degëve të Kumanovës dhe Likovës”

Ja, të shohim tekstin me syrin e qytetarit, e jo me syrin e profesionalizmit në gazetari. Informata të mbushura me komente dhe me “fryrje” të gjërave irritojnë çdo lexues. Nga titulli mund të nxitemi për të klikuar lajmin me pritje se do të kuptojnë arsyen e mungesës së kësaj partie në iftar, por pasi të hyjmë në lajm, kuptojmë se titulli përgënjeshtrohet nga teksti. Nuk mund të japim klasifikime dhe përfundime të tilla si “injoroi”, pasi fjalët kanë peshën e tyre, ndoshta dikujt kjo i duket shumë “e butë”, por lexuesit tjerë mund ta perceptojnë ndryshe.

Prandaj duhet të ndjekur rregullat e Kodit të Gazetarisë në Maqedoni ku qëndrojnë udhëzimet se si duhet dhe nuk duhet shkruar një lajm.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button